• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lëkundën tokën, si titulli i Liverpulit shkaktoi tërmet në “Anfield”

04/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tifozët e Liverpulit shkaktuan një seri tërmetesh kur festuan fitoren vendimtare të klubit ndaj Totenhemit, sipas shkencëtarëve të një universiteti lokal.LIVERPULTifozët në “Anfield” shkaktuan një tërmet që arriti deri në 1.74 në shkallën Rihter kur brohoritën për golin e shënuar nga Aleksis Mek Alister gjatë fitores 5-1. Rezultati bëri që Liverpuli të siguronte fitoren e 20- të në ligë me pesë ndeshje të mbetura në këtë fushatë. Studiues nga Universiteti i Liverpulit ishin të pranishëm në stadium për të matur lëvizjen e tokës nga turma në “Anfield”. Me pajisje që zakonisht përdoren për të monitoruar tërmetet, shkencëtarët panë se 60,145 tifozët krijuan aktivitet sizmik kur reaguan ndaj pesë golave të Liverpulit.

Ndërsa goli i Mek Alisterit në minutën e 24-t ishte ai që prodhoi reagimin më të zhurmshëm, goli i Mohamed Salahut në pjesën e dytë nuk mbeti shumë pas. Festimet pas golit të egjiptianit përpara tribunës “Kop” arritën 1.6 në shkallën Rihter. Autogoli nga Destini Udogi i Totenhemit ishte i treti më i fuqishëm me 1.35, ndërsa goli i Kodi Gakposë u mat me 1.03. Goli i barazimit nga Luis Diaz ishte më i qetë, vetëm 0.64, ndoshta sepse fillimisht u anulua për pozicion jashtë loje, përpara se VAR të përmbyste vendimin e gabuar.

Studimi u krye nga Dr. Anton Septier, Dr. Farnaz Kamranzad dhe profesori Ben Eduards nga Universiteti i Liverpulit. “Ishin tërmete të vegjël, jo aq të fuqishëm sa të ndiheshin në tribuna, por mjaft të fuqishëm për të lënë një gjurmë të qartë dhe të qëndrueshme në ‘Anfield’”, tha Dr. Kamranzad. “Ashtu si ngjarjet natyrore sizmike, këto gola prodhuan lëkundje të tokës, të shkaktuara nga pasioni i jashtëzakonshëm i tifozëve të Liverpulit”, shtoi profesori Eduards. “Entuziazmi i tyre ishte literalisht aq i fuqishëm sa të lëvizte tokën. Shpresoj që paraqitja e këtyre të dhënave të nxisë ide inovative për aplikime të mundshme, ndoshta edhe për të përmirësuar përvojën në stadium”, tha Dr. Septier.FDSGANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

Next Post

UEFA gjobit 13 skuadra evropiane, në mesin e tyre edhe Ballkanin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.