Denver Nuggets, është në çerekfinale të NBA.
Nuggets triumfuan ndaj LA Clippers me rezultat 120:101, në ndeshjen e shtatë vendimtare.
Skuadra nga Colorado, u udhëhoq drejt fitores nga dy basketbollistë, Aaron Gordon i cili shënoi 22 pikë dhe Christian Braun, 21 pikë.
Kundërshtari i radhës i Denverit, është skuadra e Oklahoma City Thunder.