Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka shprehur kënaqësinë pas fitores 2-1 të ekipit të tij ndaj Real Valladolid, pavarësisht disa sfidave gjatë ndeshjes.
“Jam i kënaqur me tre pikët. Patëm fat të keq që ishim në disavantazh me një gol. Ishte planifikuar që Pedri të luante 45 minuta dhe Frenkie 45 të tjerat”, tha Flick në konferencën për shtyp pas ndeshjes.
Flick pranoi vështirësitë që paraqiti ndeshja, veçanërisht me ndryshimet në formacion.
“Rezultati ishte pak shqetësues, por Ronald, Christensen dhe Ter Stegen patën performanca të shkëlqyera. Nuk ishte e lehtë me kaq shumë ndryshime”.
Duke folur për gjendjen e Gavit, trajneri konfirmoi se mesfushori është mirë, duke shtuar: “Gavi po shkon mirë. Jam i zhgënjyer për Dani Rodríguez sepse ai tashmë ishte duke u rikuperuar nga një dëmtim tjetër. Ai tregoi atë që shoh në stërvitje. Ai gjithmonë përballet me mbrojtësit dhe jep më të mirën e tij; patjetër do ta marr në konsideratë për të ardhmen”.
Duke parë përpara, Flick përmendi se Fermín mund të jetë në radhë për t’u aktivizuar si titullar në ndeshjet e ardhshme.
“Fermín gjithmonë ka mundësinë të luajë si titullar. Ai do të pushojë nesër, ne do të udhëtojmë të hënën dhe do të vendosim se kush do të luajë në Milano. Me Dani Olmon që luante si një 9 i rremë, u përpoqa të bëja rregullime sepse ata po luanin si bllokues i ulët.”
Flick konfirmoi gjithashtu se portieri Wojciech Szczesny do të luajë si titullar në ndeshjet e ardhshme kundër Interit dhe Real Madridit.
“Szczesny do të luajë kundër Interit dhe kundër Madridit”.
“Më pëlqen shumë mentaliteti i ekipit tim, jam shumë i kënaqur me qëndrimin e tyre», përfundoi ai, duke reflektuar mbi vendosmërinë e ekipit të tij për të siguruar fitoren vendimtare”, tha Flick.