Thursday, 14. May 2026
Sport

Takimi vendimtar, Barcelona dhe Rafinja vendosin për të ardhmen

GS 04/05/2025 1 Min. Lesezeit

Sezoni i jashtëzakonshëm i Rafinjës ka nxitur drejtuesit e Barcelonës të fillojnë të bëjnë lëvizje.

Sipas programit “Jijantes”, drejtori i klubit blaugrana, Dako është takuar me agjentin e brazilianit për të hedhur themelet për rinovimin e kontratës.

Megjithatë, kontaktet janë ende në një fazë shumë të hershme. Barça është e kënaqur me performancën e sulmuesit të krahut. Dhe nuk është çudi. Rafinja po kalon sezonin e tij më të mirë që kur iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2022.

Ai është bërë një lojtar kyç për Hansi Flik në krahun e majtë. Për më tepër, qëndrimi i tij në fushë e ka bërë atë një nga lojtarët më me ndikim në dhomat e zhveshjes.

Ai u zgjodh këtë vit si një nga kapitenët e skuadrës.

Teilen: