Juventusi dhe Bolonja e kanë mbyllur me barazim 1-1, supersfidën e javës së 35-të në Seria A.
Thuram shënoi i pari për “Zonëjn” në minutën e 9-të të takimit. Juventusi pa një gol t’i anulohej në pjesën e dytë për pozicion jashtë loje, para se të vendosej baraspesha.
Goli i Freuler në minutën e 54-t bëri që skuadrat të ndanin pikët. Lufta për vendin e katërt në zonën Champions është e ndezur në këtë fund sezoni.
Aktualisht vendi i katërt mbahet nga Juventusi, me po aq pikë sa Roma dhe Lacio që kanë golavarazh më të keq. Pas tyre ndjek Bolonja me 1 pikë më pak.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
Bolonja 1-1 Juventus
54′ Freuler – 9′ Turam
Goli i Turam (VIDEO)
Goli i Freuler: (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
Bolonja: Skorupski; De Silvestri, Beukema, Lucumi, Miranda, Ferguson, Freuler, Orsolini, Odgard, Kambiagi, Dalinga
Trajner: V. Italiano
Juventus: Di Gregorio; Savona, Veiga, Kalulu, Ueah, Lokateli, Turam, Kambiaso, MekKeni, Gonzales, Kolo Muani
Trajner: I. Tudo
PANORAMASPORT.AL