Në një ndeshje të tensionuar në Santiago Bernabéu, Real Madrid mundi Celta Vigon 3–2, duke mbajtur shpresat e titullit të gjalla në La Liga. Ky triumf i dërgon “Los Blancos” në katër pikë pas liderëve të Barcelonës, para “El Clásico që do të luhet fundjavën e ardhshme.
Ndeshja nisi me një dominim të plotë të Real Madrid, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 33-të me një gol të bukur nga Arda Güler, pas një kombinimi të shpejtë nga një këndore. Kylian Mbappé dyfishoi epërsinë në minutën e 42-të, duke shënuar pas një asistimi nga turku Güler. Në pjesën e dytë, Mbappé shënoi edhe një herë të tretë, duke e çuar rezultatin në 3–0 dhe duke arritur në 24 gola në La Liga, vetëm një më pak se lideri i golashënuesve, Robert Lewandowski të Barcelonës .
Pavarësisht avantazhit 3-0 Celta Vigo reagoi fuqishëm. Në minutën e 69-të, Javi Rodríguez shënoi për të ngushtuar diferencën në 3–1. Vetëm shtatë minuta më vonë, Williot Swedberg shënoi golin e dytë për Celta Vigon, duke e bërë rezultatin 3–2 dhe duke e kthyer ndeshjen në një përballje të nxehtë deri në fund .
Pavarësisht përpjekjeve të miqve për të gjetur golin e barazimit, Thibaut Courtois, ishte vendimtar me disa pritje të rëndësishme, duke siguruar fitoren për skuadrën e tij .
Ky fitore e mban Real Madrid ende në garë për titullin, me vetëm katër pikë pas Barcelonës dhe një ndeshje të rëndësishme përpara ndaj rivalëve të tyre të përjetshëm.
“Tani El Classico”, shkruan e përditshmja madrilene “Marca” ditën e sotme, me Real Madrid që fundjavën e ardhshme ndaj Barçës në El Classico do të ketë trenin e fundit për të shpresuar tek tituli kampion këtë sezon në La Liga.