Xhenoa dhe Milan kanë barazuar të dyja përballjet e fundit në Serie A. Nuk kanë barazuar tri ndeshje radhazi që nga periudha 1991–1992, e cila ishte edhe hera e fundit që barazuan të dyja ndeshjet e sezonit.DOMINIMI I MILANIT- Milan ka mbetur i pamposhtur në 13 nga 14 ndeshjet e fundit të kampionatit kundër Xhenoas (9 fitore, 4 barazime). E vetmja fitore e Xhenoas ishte më 8 mars 2020 (2-1), me gola të Pandev dhe Kasata (Ibrahimoviç shënoi për Milanin).
NË “FERRARIS”- Milani ka fituar pesë nga gjashtë vizitat e fundit në Ferraris ndaj Xhenoas (1 barazim), duke ruajtur katër herë portën e paprekur në këtë periudhë. Dy përballjet e fundit si mysafirë ndaj Xhenoas kanë përfunduar pa gola të pësuar, një ecuri që Milani nuk e arrin që nga viti 1962. NË TRANSFERTË- “Mes kampionatit dhe Kupës së Italisë, Milani ka fituar tri ndeshje radhazi pa pësuar gol. Nuk ka fituar katër ndeshje radhazi jashtë fushe në të gjitha kompeticionet që nga marsi 2024 dhe nuk ka bërë katër fitore jashtë me “clean sheet” në një sezon që nga dhjetori 2003.
KRIZA E XHENOAS- Xhenoa ka humbur dy ndeshjet e fundit në Serie A dhe nuk ka shënuar në tri prej tyre. Nuk ka pësuar tri humbje radhazi që nga tetori 2024 dhe nuk ka mbetur pa gol për katër ndeshje rresht që nga shkurti 2022.
PA SHËNJESTËR- Milan është skuadra që ka tentuar më shumë gjuajtje nga jashtë zone (95) që nga fillimi i vitit 2025 (me Konseisaon), por ende nuk ka shënuar asnjë gol nga distanca, njësoj si Bolonja dhe kundërshtari i radhës, Xhenoa.
EFIKASITETI- Vetëm Parma (28) ka bërë më pak gjuajtje se Xhenoa (29, njësoj si Kaljari) në muajin prill. Megjithatë, Xhenoa ka krijuar një pritshmëri për gola në total prej 3.39, por ka shënuar vetëm një gol.
PINAMONTI- Andrea Pinamonti nuk ka shënuar në 9 ndeshjet e fundit të Serie A – seria e tij më e gjatë pa gol në një sezon që nga 15 ndeshjet rresht pa gol mes tetorit 2019 dhe qershorit 2020, kur ishte te Xhenoa.
FOFANA- “Jusuf Fofana ka dhënë 6 asistime këtë sezon. Në 20 sezonet e fundit (që nga 2005/06), vetëm një mesfushor qendror ka dhënë të paktën 7 asistime në sezonin e tij debutues me Milanin: Hakan Çalhanoglu në 2017/18 (Akilani u ndal te 6 në 2011/12).
PULISIÇ- Pulisiç vendosi me golin e tij ndeshjen e vetme të luajtur në Ferraris ndaj Xhenoas (1-0, më 7 tetor 2023). Nëse përjashtojmë sulmuesit qendrorë, ai mund të bëhet lojtari i parë i Milanit që shënon mbi 10 gola në dy sezonet e tij të para në Serie A.
PANORAMASPORT.AL