“Fenomeni” Ronaldo nuk është më i dashur si dikur nga tifozët e Real Valladolidit.
Legjendari brazilian, pronar i klubit spanjoll, ka vendosur ta shesë klubin dhe zyrtarizimi i shitjes mund të bëhet në ditët në vazhdim.
Real Valladolidi kështu do ta ketë një pronar të ri për sezonin e ardhshëm duke shpresuar që të rikthehet në La Liga pasi ra në divizionin e dytë, gjë e cila u konfirmua edhe matematikisht para dy javësh.
¡ESCÁNDALO MUNDIAL! 🏳️🌈🍻
🇧🇷🤯 La leyenda madridista, Ronaldo Nazario ha sido cazado saliendo en estado de ebriedad de una discoteca GAY luego de celebrar el ascenso del REAL VALLADOLID a la liga hypermotion
Noticia en desarrollo 🔁pic.twitter.com/6qIt2e2GEP
— Fabrizio Fauna (@FabrizioFauna) May 4, 2025
E rasti i fundit nuk iu ka pëlqyer aspak tifozëve: të shtunën, gjatë sfidës kundër Barcelonës, grupe të organizuara kanë bërë protestë të papritur kundër ish-sulmuesit të PSV Eindhovenit, Barcelonës, Interit, Real Madridit dhe Milanit, duke i vendosur në fushën e gjelbër 60 mijë bankënota me foton e Ronaldos, duke shkruar: “Shko në shtëpi dhe shite klubin.”
Por, kjo nuk është e tëra: në fundjavë Ronaldo nuk është parë në stadiumin José Zorrilla, ndërsa prezenca e tij e fundit aty daton më 19 gusht të vitit të kaluar.
Në të njëjtën kohë, ish-futbollisti brazilian u pa në finalen e tenisit Masters 1000 mes Casper Ruud e Jack Draper.
Dhe, në fund të përballjes është pikatur në një restorant të famshëm në kryeqytetin spanjoll… dukshëm i dehur.
Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale, duke bërë që tifozët e Valladolidit të mllefosen pak orë pas humbjes së radhës sezonale.