Tuesday, 10. March 2026
Sport

Licencimi nga UEFA, klubi shqiptar zbulon vendimin e fundit për garën e mundshme në Europë

GS 05/05/2025 1 Min. Lesezeit

Klubi i Deçiqit është licencuar nga UEFA-s për garën në Europë. Vetë klubi kampion në Malin e Zi ka njoftuar përmes rrjeteve sociale.

conference-league-blog

“Në bazë të vendimit të komisionit për liçencim të Federatës së Futbollit të Malit të Zi klubi ynë liçencohet në garat për Kupat e Uefa-së”, shkruhet në njoftimin e klubit nga Tuzi.

Pas 32 javësh të luajtura, Deçiq mban vendin e tretë. Shpresa për Europën kalon nga Kupa ku do të përballen me Mornar Bar.

Klubi shqiptar që garon në Malin e Zi u shpall kampion në edicionin e kaluar. Këtë vit nuk ia doli të konkurrojë me Buduknost, që triumfoi me diferencë pikësh.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: