Tuesday, 10. March 2026
Sport

Lautaro e Pavard në dyshim ndaj Barcelonës

GS 05/05/2025 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka dy dilema para duelit të kthimit ndaj Barcelonës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi Lautaro Martinez dhe mbrojtësi i krahut, Benjamin Pavard mbeten në dyshim për ndeshjen e kthimit, që luhet të martën prej orës 21:00.

Si Lautaro ashtu edhe Pavard janë stërvitur me ekipin, por Inzaghi nuk është i sigurt për inkuadrimin e tyre prej minutës së parë.

Pavard mungoi në barazimin 3:3 në Spanjë ndaj Barcelonës kurse Lautaro ishte startues dhe u zëvendësua pas pjesës së parë.

Lautaro është kapiten i Interit dhe golashënuesi më i mirë këtë sezon me 21 gola në 47 ndeshje.

 

 

Teilen: