Shtatë të tjerë janë arrestuar në skandalin që përfshin ultrasit e Milanit dhe Interit. Pesë prej tyre ndodhen tashmë në burg, ndërsa dy të tjerë qëndrojnë me arrest shtëpi.
Shoqërimet nga policia vazhdojnë prej muajsh ku bëhet fjalë për lidhje me fajde, zhvatje dhe fatura false të lëshuara. Për këtë çështje janë arrestuar disa drejtues të grupimeve tifozërive, nga të cilët janë nxjerrë informacione.
Në burg ndodhen tashmë Françesko Intagliata, Filipo Monardo, Xhusepe Orekio, Davide Skarfone dhe Domenico Sita. Në arrest shtëpie ndodhen Mauro Ruso dhe Karmelo Montalto.
Investigimi vazhdon ndërkohë. Kjo çështje ka ndikuar edhe te dy grupimet, ultrasit e të cilëve pavarësisht rivalitetit, kanë bashkëpunuar kundër ligjit.
PANORAMASPORT.AL