Tuesday, 3. March 2026
Sport

Reali kërkon 100 milionë euro për Rodrigon, anglezët futen në lojë

GS 05/05/2025 1 Min. Lesezeit

Reali i Madridit ka bërë një kthesë të rëndësishme në qëndrimin e tij në lidhje me të ardhmen e Rodrigos. Ajo që dikur perceptohej si një largim i pamundur për shkak të statusit të tij të paprekshëm, është bërë një largim që duket gjithnjë e më afër.

rodrigo

Në orët e fundit, kanë filluar të qarkullojnë thashethemet se klubi është i hapur për oferta për sulmuesin brazilian, ndërsa vetë lojtari nuk është kundër një ndryshimi të situatës. Fakti është se Madridi është i bindur se Rodrigo mund të jetë një aset i shkëlqyer për të siguruar të ardhura të konsiderueshme financiare.

Sipas “Relevo”, klubet e mëdha të Premier Ligës, si Mançester Siti dhe Arsenal, tashmë kanë treguar interes për ta nënshkruar atë. Ndërsa çmimi i lojtarit llogaritet te 100 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: