Wednesday, 11. March 2026
Sport

Brenfordi i zhyti në vend të 15-të, Maunt: Me Bilbaon do të luajmë sikur të ishte 0-0

GS 05/05/2025 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i Mançester Junajtidit, Mejzon Maunt, shprehu zhgënjimin e tij për performancën e skuadrës, ndrësa theksoi rëndësinë e ndeshjes së ardhshme në Ligën e Europës:

Tottenham Hotspur v Manchester United - Premier League

“Duhet të bëjmë më mirë. Duhej ta fitonim këtë ndeshje. E nisëm mirë, por fundi i pjesës së parë dhe pjesa e dytë ishin të dobëta. Pësuam gola nga situata që i kishim parashikuar. Mund të jepnim më shumë në këtë ndeshje.

Pavarësisht ndryshimeve, duhet të japim maksimumin. Jemi Mançester Junajtid. Çdo lojtar që vesh këtë fanellë, duhet të japë gjithçka dhe të fitojë ndeshjet. Kemi një  ndeshje të madhe të enjten. S’ka rëndësi rezultati i parë, do të luajmë si të ishte 0-0″.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: