• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, December 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjilani pret Malishevën në ndeshjen hapëse të xhiros së 33-të në Superligë

06/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Albi Mall Superliga e Kosovës hyn në fazën vendimtare dhe java e 33-të sjell një nga ndeshjet më të rëndësishme të fundsezonit: Gjilani pret Malishevën në një përballje direkte për garat evropiane.

Ndeshja zhvillohet sot (e martë) me fillim nga ora 15:00 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, ku vendasit do të kërkojnë të shfrytëzojnë përparësinë e terrenit për t’u barazuar me pikë me mysafirët.

Gjilani aktualisht ka 45 pikë dhe renditet në vendin e pestë, tri më pak se Malisheva që mban pozitën e tretë, pozitë që siguron një biletë për Ligën e Konferencës.

Një fitore e Gjilanit do të bënte që skuadra e Nuhiut të kishte një shans të madh për garat evropiane, ndërsa një sukses i tillë i Malishevës bë që kjo skuadër të bëj një hap gjigant për ta blinduar atë pozitë.

Forma e të dy skuadrave ka qenë e luhatshme në javët e fundit, çka e bën këtë ndeshje edhe më të paparashikueshme.

Me vetëm katër xhiro të mbetura deri në fund të kampionatit, çdo pikë është jetike dhe kjo përballje pritet të jetë një “mini-finale” për sezonin e tyre.

Next Post

Lautaro në fushë, Pavar nuk rikuperohet. Ja plani i Inzagit për të ndalur Barcelonën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.