Sot, hapet xhiroja e 33-të e Superligës së Kosovës në futboll.
Gjilani – Malisheva, është ndeshja e parë, e cila luhet sot dhe nis në orën 15:00.
Gjilani vlerësohet favorit bazuar në formën e treguar javët e fundit.
Gjilani është i pesti në tabelë me 45 pikë dhe në pesë ndeshjet e fundit në kampionat ka dy fitore, një barazim e dy humbje.
Ndërkohë, Malisheva që është e treta me 48 pikë nuk di për fitore në katër xhirot e fundit, ku ka marrë vetëm një pikë.
Xhiro vazhdon të mërkurën me duelet Dukagjini – Prishtina e Feronikeli ’74 – Suhareka kurse mbyllet të enjten me përballjet Llapi – Ferizaj dhe Ballkani – Drita.
Të gjitha ndeshjet e xhiros së 33-të, startojnë në orën 15:00.