Thursday, 14. May 2026
Sport

Interi dhe Barcelona kërkojnë finale

GS 06/05/2025 2 Min. Lesezeit

Në mbrëmje do të përcaktohet finalisti i parë i këtij sezoni në formatin e ri të Ligës së Kampionëve.

Interi dhe Barcelona, skuadra që po përballen në gjysmëfinale të kësaj gare dhe po synojnë një vend në finalen e madhe.

Ndeshja e parë në Spanjë, ka përfunduar me rezultatin 3:3 kurse sot prej orës 21:00 luhet ndeshja e kthimit, me Interin që e pret në shtëpi Barcelonën.

Barcelona tashmë ka fituar Superkupën dhe Kupën e Spanjës, ndërsa është në garë edhe për trofeun e Championsit dhe titullin e kampionit në La Liga.

Në anën tjetër, Interi është në garë për t’u shpallur kampion i Italisë dhe në ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës ka gjasa të jetë pa kapitenin Lautaro Martinez, që është në dyshim.

Po ashtu, në dyshim është edhe mbrojtësi Benjamin Pavard kurse Barcelonës i kthehet sulmuesi Robert Lewandowski, i cili i ka munguar në katër ndeshjet e fundit.

Kështu që, rezultati i ndeshjes së parë që u luajt javën e shkuar, e bën pothuajse të garantuar spektaklin e futbollit në stadiumin “Giuseppe Meazza”.

 

 

Teilen: