Vijojnë surprizat në gjysmëfinalet play off, me skuadrën e Denver e cila fitoi 121-119 në fushën e Oklahoma.
Kjo e fundit, me rezultatin më të mirë në sezonin e rregullt, zhgënjeu në sfidën e parë, në fushën e saj.
Denver bëri një paraqitje të mirë, ku shkëlqeu Nikola Jokiq, protagonist me 42 pikë e 22 rebound.
Ai u mbështet edhe nga Gordon me 22 pikë e Muray me 21 pikë, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Alexander Shai.
Në Konferencën e Lindjes surprizon edhe New York, që fitoi 108-105 ndaj kampionëve në fuqi të Boston pas kohës shtesë. Brunson dhe Anunoby realizuan nga 29 pikë secili për nju-jorkezët, një dyshe që bëri diferencën në fushë.
Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale
Cleveland – Indiana, (0-1)
Boston – New York, 105-108 (0-1)
Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale
Oklahoma – Denver, 119-121 (0-1)
Minnesota – Golden State