• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Venger para PSG-Arsenal: Avantazhin psikologjik e kanë londinezët

06/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Legjenda e Arsenalit, Arsen Venger, beson se “Topçinjtë” kanë një avantazh psikologjik përpara përballjes vendimtare në Ligën e Kampioneve kundër PSG-së.

VENGER

Ish-trajneri tha për “beIN SPORTS”: “Ajo që është interesante në Ligën e Kampioneve, kur luan vajtje-ardhje, është se përpara ndeshjes së dytë gjithmonë ke një problem mendor për të zgjidhur. Avantazhi për Arsenalin është se ky problem është i thjeshtë: ata duhet të shkojnë dhe të luajnë për të fituar.

Problemi mendor për PSG është: ‘a luajmë për ta fituar këtë ndeshje apo për të mbrojtur avantazhin dhe të luajmë me kundërsulme?’. Duhet të jesh shumë i qartë në mesazhin që u jep lojtarëve. Gjithashtu, duhet ta dish se jo të gjithë në skuadër do të jenë domosdoshmërisht në një mendje me ty, sepse nëse vendos të mbrosh avantazhin, kjo bie pak në kundërshtim me ADN-në e kësaj skuadre.

Luis Enrike tashmë ka deklaruar se kanë edhe një ndeshje për të fituar dhe unë besoj se, duke pasur në mendje finalen dhe duke luajtur në shtëpi, do të jetë shumë e vështirë për ta të kenë një qëndrim pasiv”.

PANORAMASPORT.AL

 

Next Post

Lëndohet rëndë lojtari i Gjilanit, dërgohet në spital 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.