• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, November 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milani triumfoi me përmbysje, Leao: Na ka ndryshuar skema, ne duam gjithmonë të fitojmë

06/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rafael Leao mendon se ndryshimi i skemës dhe i mënyrës se si luan Milani e ka bërë skuadrën më kompakte dhe për këtë arsye është duke marrë rezultatet pozitive. Sulmuesi portugez thotë se duhet që ta mbyllin sa më mirë këtë kampionat, pavarësisht se nuk ka qenë më i miri i mundshëm që nga fillimi.

leao

“Këto ndeshjet e fundit janë të rëndësishme për të grumbulluar sa më shumë pikë. Trajneri ka ndryshuar modulin dhe tani jemi një ekip më kompakt. Të gjithë punojmë për të mirën e skuadrës. Edhe ata që u futën nga stoli dhanë më të mirën dhe bënë diferencën në fushën e lojës”, tha fillimisht Loeao. Më tej ai foli edhe për finalen e Kupës së Italisë.

“Çdo ndeshje unë kërkoj që të ndihmoj skuadrën time, si titullar dhe si nga pankina. Jemi gjithmonë gati për të dhënë kontributin tonë në çdo sfidë. Kemi objektivin për të bërë më të mirën e mundshme në këto ndeshje. Ka ende kohë për të shkuar deri te finalja, por ne sigurisht që duhet të japim më të mirën gjithmonë. E dimë që na pret një ndeshje e vështirë, ndaj një rivali të fortë dhe me besim. Jemi Milani dhe finalet do t’i luajmë vetëm për t’i fituar”, përfundoi Leao.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Vendimi final brenda javës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.