• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, November 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fitoi titullin me Bajernin që me të parën, babai: Hënes e donte Kompaninë që adoleshent

06/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vinsent Kompani është trajneri i Bajernit, që nga vera e kaluar dhe që në vitin e tij të parë ka arritur të kthejë gjigantët bavarezë te titulli kampion në Bundesligë. Por lidhja e belgut me kampionët gjermanë mund të kishte filluar shumë më herët.

kompani

Një histori e shënuar nga mundësi të humbura dhe vendime familjare e lidh atë me klubin. Ka qenë babai i tij, Pier Kompani, që ka dhënë detaje për lidhjen e djalit të tij dhe Bajernit. E gjitha filloi në një turne për të rinj ku Vinsent Kompani tërhoqi vëmendjen. Uli Hënes, atëherë shefi i Bajernit, e dalloi talentin e belgut të ri dhe i dha kartëvizitën e tij.

Ideja ishte e qartë: Vinsent duhet të transferohej tek ekipi i të rinjve të Bajernit. Por Pier Kompani, babai i Vinsentit, vendosi ndryshe. “Filozofia jonë ishte e qartë: Vinsent duhet të përfundonte me sukses shkollën dhe pastaj të mendonim për një transferim jashtë vendit”, shpjegoi ai për “Bild”. Më vonë, kur Vinsent luante tashmë për Anderlehtin, qarkulluan thashetheme rreth interesit të Uli Hënesit për të.

Vetë Kompani e tregoi këtë anekdotë në konferencën për shtyp para ndeshjes së Bundesligës kundër Lajpcigut. Tani, shumë vite më vonë, rrethi është mbyllur. Kompani është trajner i Bajernit dhe kampion me Bajernin.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Leon përjashtohet nga Kupa e Botës për Klube.

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.