Klubi meksikan i futbollit León ka humbur apelimin e tij kundër FIFA-s dhe nuk do të luajë në Kupën e Botës për Klube muajin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara.
Tribunali i Arbitrazhit Sportiv njoftoi të martën se gjyqtarët e saj kishin refuzuar përpjekjen e León për të rrëzuar përjashtimin e FIFA-s nga turneu me 32 ekipe.
FIFA e përjashtoi León sepse ata i përkisnin të njëjtit grup pronësie si një ekip tjetër i Kupës së Botës për Klube, Pachuca.
FIFA dëshiron të organizojë një ndeshje play-off midis Los Angeles FC dhe një ekipi tjetër meksikan, America, për të zëvendësuar León. León u pwrfshi në një grup me Chelsea, Esperance dhe Flamengo.