Valon Behrami ka qenë një futbollist i cili e ktheu në “art” mbulimin një për një në vitet kur ishte pjesë e niveleve më të larta në futbollin profesionist. Me klubet, apo me përfaqësuesen e Zvicrën, ai njihej si një nga lojtarët që nuk i lejonin frymëmarrje kundërshtarëve, as atyre më teknikë.
Një provë më vete ishte gjatë Botërorit të vitit 2018, kur mesfushori kontrolloi praktikisht në çdo moment Nejmar, duke mos e lënë asnjëherë të ishte i rrezikshëm në barazimin 1-1 mes përfaqësueseve të dy vendeve. Një lojtar po aq teknik është edhe Lamin Jamal dhe për Behramin, ka gjithmonë një mënyrë për ta ndalur, por jo atë me shkelma, si aludon shumëkush.
“Objektivi im i parë do të ishte ta prekja me duar, me krahë, kur e ndjen është më i kontrollueshëm. Të thonë që duhet të shohësh topin, por unë topin thuajse do ta lija mënjanë, pasi fillimisht duhet të kem kontakt me trupin, të nis ta zhvendos.
Ta tërheq nga fanella? Do të ishte një gabim, nëse unë të prek, kam një mënyrë kontrolli, pasi e di se ku shkon. Me fenomenë të tillë, kur i prek me duar, i bezdis më shumë se sa me gjërat e tjera.
Nëse ata i ndjejnë shkelmat, e theksojnë ndërhyrjen, më çojnë drejt një kartoni të verdhë dhe nga ai moment më pas, ndeshja ime ndryshon totalisht, jam i vdekur”, shpjegoi ish-mesfushori i njohur si do vepronte me Jamal.
PANORAMASPORT.AL