Thursday, 14. May 2026
Sport

“Inzagi ka arritur që t’i japë identitet lojës”, analiza e Bergomit: Interi bën futboll ndryshe nga të tjerët

GS 06/05/2025 1 Min. Lesezeit

Xhuzepe Bergomi ka analizuar ecurinë e Interit në Ligën e Kampionëve dhe ka thënë se ndryshe nga skuadrat e tjera është një ekip që bën futboll tjetër.

Giuseppe-Bergomi-Inter

“Në vitet e fundit ka dominuar skema 4-2-3- 1 dhe 4-3-3, që në fakt përkthehet me një futboll sulmues dhe të shpejtë nga krahët. Interi është ndryshe. Ka një skuadër që punon me mesfushorët dhe gjithashtu me mbrojtësit, të cilët bëhen organizatorë.

Nuk po them që luajnë mirë apo keq, madje as që bëjnë diçka pozitive apo negative. Mund të them që është diçka ndryshe nga ekipet e mëdha në futbollin Europian. Inzagi ka arritur që t’i japë identitet lojës me idetë e tij dhe me punën e madhe gjatë javëve”, ka thënë Bergomi.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: