• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, August 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

SC Gjilani del me komunikatë për gjendjen e futbollistit Oltion Bilalli

06/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Klubi sportiv i Gjilanit, ka dalë me një komunikatë në rrjetet sociale lidhur me gjendjen e futbollistit Oltion Bilalli.

23-vjeçari u lëndua rëndë në ndeshje me Malishevën dhe pasi iu dha ndihma e parë në fushë për shumë minuta, Bilalli u largua me autoambulancë nga fusha me bari sintetik në Gjilan. U nis drejt Spitalit të Gjilanit dhe më vonë për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Komunikatë | Gjendja shëndetësore e futbollistit Oltion Bilalli

Sport Club Gjilani informon opinionin publik dhe median se futbollisti ynë, Oltion Bilalli, pësoi një lëndim të rëndë në kokë gjatë ndeshjes kundër FC Malisheva, pas një përplasjeje me portierin kundërshtar. Menjëherë pas incidentit dhe dhënies së ndihmës së nevojshme në fushë, ai u trajtua në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe më pas u transferua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për kujdes të avancuar.

Bilalli ka pësuar gjakderdhje të brendshme në kokë, por është jashtë rrezikut për jetën.  Aktualisht, ai ndodhet në Mjekimin Intensiv Qendror, ku është nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor.

Sport Club Gjilani falënderon të gjithë për mbështetjen dhe lutjet për shërimin e shpejtë të Oltion Bilallit.  Ne do të vazhdojmë të informojmë opinionin publik për çdo zhvillim të mëtejshëm lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Next Post

Në minutat shtesë, Interi barazon rezultatin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.