Thursday, 14. May 2026
Sport

Ish-presidenti i tripletës së famshme te Interi, Masimo Morati rikthehet në vitin 2010: Emocionet ishin të njëjta me Barcelonën

GS 07/05/2025 1 Min. Lesezeit

Interi eliminoi Barcelonën nga Liga e Kampioneve në një ndeshje të mrekullueshme për botën e futbollit. Masimo Morati ka folur pas gjysmëfinales historike, që dërgoi Interin në finalen e Mynihut.

morati

Ish-presidenti i zikaltërve në vitin 2010, kur Interi fitonte tripletën, tha:

“Ishte një mbrëmje e mrekullueshme, emocionuese nga të gjitha anët. Provuam çdo ndjesi, nga kënaqësia e fillimit te zhgënjimi i përmbyesjes, më pas barazimi heroik në kohën shtesë. Ishin dy ndeshje, njëra më e bukur se tjetra, Interi shkoi në një finale shumë të merituar”, u shpreh fillimisht Morati për “SportMediaset”.

Më pas i pyetur me ngjashmërinë e skuadrës që drejtohej nga Murinjo, ish-presidenti tha: “Ishin dy beteja padyshim, dhe pse me situata dhe rezultate të ndryshme. Emocionet ishin të njëjta si dhe gëzimi në fund”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: