Thursday, 14. May 2026
Sport

Donjeta Sadiku dhe vëllezërit Bajoku në Kupën Botërore “Feliks Stamm

GS 07/05/2025 1 Min. Lesezeit

Federata e Boksit e Kosovës vazhdon të marrë pjesë në garat ndërkombëtare. Rrugëtimi i radhës është Kupa e Botës “Feliks Stamm”, që prej 10-17 maj 2025 mbahet në Varshavë të Polonisë.

Ekipi kosovar përfaqësohet me Donjeta Sadikun (60 kg), e cila do të udhëhiqet nga selektorja Marjola Sallauka. Në konkurrencën e djemve, marrin pjesë vëllezërit Bashkim Bajoku (55 kg) dhe Shpetim Bajoku (70 kg), të cilët udhëhiqen nga selektori, Faton Xhakli.

Krahas medaljeve, turneu është i vlefshëm edhe për të fituar pikë për ranglistën ndërkombëtare.

I ftuar nga Federata Botërore (World Boxing), për të ndarë drejtësinë është edhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli.

 

Teilen: