• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barcelona ‘piketon’ talentin brazilian nga Sao Paulo

07/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi arkivoi zhgënjimin në Champions League, te Barcelona tashmë ka ardhur koha për të menduar për merkaton.

Klubi katalanas ka nisur kërkimin për një talent të ri që mund të debutojë me ekipin e parë.

Sipas asaj që raporton shtypi katalanas, Barça është duke vëzhguar tregun e Amerikës së Jugut dhe ka identifikuar si objektiv të mundshëm Joao Vitor Roraima, një 17-vjeçar që është vënë në vëzhgim me rekomandimin e drejtorit sportiv Deco.

Lajmi është publikuar nga gazeta ‘SPORT’, e cila shkruan se paraqitjet e Roraim-as në “Sao Paulo Juniors Cup” ka tërhequr vëmendjen e Barcelonës, dhe në veçanti të Decos, i cili është angazhuar personalisht për ta sjellë lojtarin në provë.

Mesfushori ofensiv, që njihet për lojën e tij krijuese, aktivizohet aktualisht te Ibrachina, një klub më pak i njohur në lindje të Sao Paolo-s.

Ibrachina e ka festuar këtë mundësi në rrjetet sociale, duke e cilësuar si një dëshmi të rritjes së prestigjit të klubit dhe aftësisë për të nxjerrë talente cilësore.

Sipas rregulloreve të Bashkimit Evropian, Barcelona nuk mund ta regjistrojë zyrtarisht Roraim-an si lojtar të saj deri në ditën që ai të mbushë 18 vjeç.

Gjatë ditëve në vijim, klubi katalanas do të vlerësojë me kujdes potencialin e tij përpara se të marrë një vendim përfundimtar.

Joao Vitor Roraima njihet për aftësinë që ka në duelet një kundër një, falë kontrollit të shkëlqyer të topit dhe lëvizshmërisë së tij, që i mundëson të ndryshojë drejtimin me shpejtësi.

Aftësitë teknike e bëjnë atë shumë efektiv sidomos në hapësira të ngushta.

Next Post

Moviola e Inter-Barcelona/ Dueli epik, Marçiniakun e ndihmon VAR-i

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.