Simon Marçiniak nuk ka bërë ndeshje perfekte në “San Siro”, sepse në dy momente vendimtare i është dashur ndihma e sistemit VAR për të akorduar penalltinë për Interin dhe për të mohuar atë të Barcelonës.
Në fakt, teknologjia e ka korrigjuar me të drejtë polakun, i cili nuk e pa faullin e Kubarsit ndaj Lautaros dhe gjithashtu e pa gabim ndërhyrjen e Mkitarianit ndaj Lamin Jamalit, duke akorduar 11-metërsh.
Në fakt, ajo ishte jashtë zone.
PANORAMASPORT.AL