• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Legjenda Ambrozini këshillon Ibrën: Mos e shit Leaon dhe Teon

07/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Masimo Ambozini, ish-kapiteni i Milanit, ka dhënë një intervistë të gjatë ku ka folur mbi të gjitha për situatën e kuqezinjve. Ai ka analizuar momentin që Milani po kalon, trajnerin Serxho Konseisao, si dhe emrat e përveçëm që po flitet se mund të shiten.

ambrozii

KONSEISAO- Kur u pyet për trajnerin aktual të Milanit, Ambrozini e vuri theksin tek ecuria e skuadrës nën drejtimin e Konseisaos. “Nuk mendoj se ai ka pasur ndonjëherë ndjesinë se fati i tij ishte i vulosur. Aktualisht, drejtimi teknik po ofron disa siguri që nuk ishin aty më parë. Por, për një vlerësim objektiv, do të ishte e nevojshme të kuptohej se si është lidhur me lojtarët dhe si është ambientuar në klub,” tha Ambrozini. Ai theksoi se ndryshimet pozitive janë evidente, por se, për të kuptuar nëse trajneri do ta meritojë konfirmimin, duhet të jetë një analizë më e thellë.

TEO DHE LEAO- Ambrozini gjithashtu u pyet për dy nga yjet më të mëdhenj të Milanit, Teo Hernandez dhe Rafa Leao, dhe nëse klubi duhet të vazhdojë të investojë tek ata. Ai ishte i qartë. “Nëse lojtarët e talentuar janë të motivuar, nuk do të shikoja asnjë arsye për t’i lënë të largohen. Rafa ka treguar vlerën e tij, pavarësisht pengesave dhe kohëve kur ka qëndruar në pankinë. Edhe në kushte të tilla, ai ka treguar gjithmonë angazhim dhe vullnet”. Ambrozini theksoi se sezoni aktual ka qenë një mësim i rëndësishëm për të dy, në aspektin e karakterit, dhe se e gjithë kjo do të varet nga motivimi i tyre për të qëndruar. “Nëse ata janë të vendosur të qëndrojnë, pse të shkojmë jashtë për të kërkuar atë që kemi tashmë brenda?” – shtoi ai.

DREJTORI SPORTIV- Në lidhje me drejtorin e ri sportiv të Milanit, Ambrozini preferoi të “driblonte” pyetjen. “Nuk kam asnjë ide të qartë se çfarë rruge mund të marrë klubi. Nuk e kuptoj fare drejtimin që po ndjek aktualisht Milani”, tha ai, duke sugjeruar se ekziston një paqartësi rreth strategjisë së klubit për të ardhmen.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Argjentinasi rikthehet për të zëvendësuar pilotin që nuk grumbulloi asnjë pikë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.