Szimon Marçiniak është shigjetuar nga Flik dhe skuadra e Barcelonës, pas gjykimit në ndeshjen me Interin.
Katalanasit u eleminuan në Ligën e Kampioneve nga zikaltrit, që u kualifikuan pas shtesave me rezultat të përgjithshëm 7-6. Arbitrin polak e përmendën si fajtor kryesor, për këtë ai ka dhënë komentin e tij të shkurtër.
“Komentet nga Flik dhe lojtarët e tij janë qesharake. Çfarë mund të them për komentet idiote? Nuk kam lënduar asnjë”, është shprehur Szimon Marçiniak.
Trajneri i Barçës, Hansi Flik, ia faturoi ndërkohë humbjen gjyqtari polak pas ndeshjes. “Jam i zhgënjyer, por jo me ekipin tim. Ata provuan gjithçka. Kështu është. Jemi eliminuar, por vitin tjetër do të përpiqemi përsëri t’i bëjmë tifozët të lumtur. Interi gjithashtu po luan mirë dhe është një ekip i shkëlqyer. Ata mbrohen mirë dhe kanë sulmues të mirë. Ata gjithashtu kanë vendime të mira automatike. Nuk dua të flas shumë për gjyqtarin, por çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e tyre. Më trishton”, deklaroi Flik.
Kujtojmë se Marçiniak do gjykojë finalen për titullin kampion në “Arenën Kombëtare”. Vllaznia dhe Egnatia do të masin forcat më 12 maj, prej orës 20:00.
PANORAMASPORT.AL