• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kombëtarja e Kosovës në hendboll, e kërkon suksesin në grupin më të fortë

08/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës në hendboll po e kërkon suksesin në grupin më të fortë dhe më interesant të fazës së dytë, dhe njëkohësisht të fundit, të kualifikimeve për Euro 2026.

Në kualifikime janë tetë grupe me nga katër ekipe kombëtare. Në Grupin 6, në vendin e parë është Kombëtarja e Ishujve Faroe me 5 pikë. Nga katër pikë i kanë Ukraina dhe Holanda, ndërsa Kombëtarja jonë i ka tri pikë.

Në asnjë grup tjetër Kombëtarja e vendit të parë nuk i ka vetëm pesë pikë pas katër xhirosh. Dhe në asnjë grup tjetër Kombëtarja e fundit nuk i ka plot tri pikë.

Po ashtu në asnjërin prej shtatë grupeve tjera diferenca prej të parit deri te i katërti nuk është vetëm dy pikë.

Kjo dëshmon që grupi është plotësisht i hapur dy xhiro para fundit të kualifikimeve dhe njëkohësisht që grupi është më i forti i këtyre kualifikimeve.

Çdo gjë do të vendoset të enjten e të dielën. Të enjten prej orës 19:30 është ndeshja Ukraina – Holanda, që zhvillohet në Michalovce të Sllovakisë. Ndërkohë prej orës 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Kombëtarja jonë përballet me Ishujt Faroe.

Të dielën prej orës 18:00 janë ndeshjet Holanda – Kosova dhe Ishujt Faroe – Ukraina.

Kombëtares sonë i duhet fitorja ndaj Ishujve Faroe për të mbetur fuqishëm në garë për kualifikim. Ky është synimi i madh dhe i gjithë fokusi është te ndeshja e së enjtes mbrëma.

Next Post

Shqiptari shënon gol me vlerë kualifikimi në Amerikë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.