Në Konferencën e Lindjes, ekipi kampion i Boston humbi edhe gjysmëfinalen e dytë play off ndaj New York. Miqtë fituan në sekondën e fundit 91-90 dhe tashmë udhëheqin 2-0 serinë e takimeve.
Ndeshje e ekuilibruar përgjatë gjithë kohës, ku mbrojtjet bënë diferencën në fushë. Josh Hart me 23 pikë e Karl Towns me 21 pikë u dalluan për New York, duke i bërë të pavlefshme 40 pikët e dyshes Brown-White për Celtics.
Oklahoma rikthen ekuilibrat në Konferencën e Perëndimit, duke mundur thellë 149-106 Denver dhe barazon 1-1 serinë. Alexander Shai me 34 pikë ishte lider në fushë për vendasit, ndërkohë që 57 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.
Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale
Cleveland – Indiana, (0-2)
Boston – New York, 90-91 (0-2)
Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale
Oklahoma – Denver, 149-106 (1-1)
Minnesota – Golden State, (0-1)