Wednesday, 13. May 2026
Sport

Nuk ka paqe për Ronaldon në Arabi, tifozët e Al Nasr i kundërvihen dhe kërkojnë largimin nga skuadra

GS 08/05/2025 2 Min. Lesezeit

Tifozët e Al Nasr janë kthyer plotësisht kundër Kristiano Ronaldos pasi kanë vënë re atë që ai bëri gjatë humbjes ndaj Al Itihad.ronaldoËndrra e tyre për kampionatin tani ka mbaruar gjithashtu dhe Ronaldo, i cili nuk arriti të shënonte, tregoi frustrimin e tij kur Aouar shënoi në minutën e 94-të. Ai mund të shihej duke ngritur duart lartë me neveri ndërsa kritikohej nga tifozët e Al Nasr në rrjetet sociale.

Portugezi u cilësua si “qesharak” dhe disa tifozë duan që atij t’i hiqet shiriti i kapitenit.

“Shikoni si po sillet kapiteni ynë qaraman. CR7 është gjëja më e keqe që i ka ndodhur ndonjëherë Al Nasr. Ultrasit po e kërkojnë këtë. Largojeni Kristiano Ronaldon nga klubi im. TANI”, shkroi një tifoz në platformën X.

“Po i lëviz duart sikur të ketë bërë diçka këtë sezon”, “Filloni me shiritin e kapitenit… ai nuk e meriton shiritin e kapitenit” dhe “Ai e mashtroi Al Nasr për 3 vjet të plota për 900 milionë dollarë”, ishin disa nga komentet tjera të tifozëve.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: