• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Blutë drejt finales, Mareska: Suksesi në Ligën e Konferencës do të konfirmonte rikthimin e Çelsit

08/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Enco Mareska beson se fitimi i Ligës së Konferencës do të ishte sinjal që “Çelsi është rikthyer”. Blutë janë shumë pranë finales së Ligës së Konferencës që do të zhvillohet në Vroklavë më 28 maj, pas fitores 4-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj skuadrës suedeze Djugardens IF.

mareska

Nëse Çelsi fiton këtë kompeticion, do të sigurojë automatikisht pjesëmarrjen në Ligën e Europës, megjithatë skuadra e Mareskës është gjithashtu në garë për një vend në Champions përmes një vendi në pesëshen e parë të Premier Ligës. Çelsi ka një epërsi prej dy pikësh ndaj Notingem Forestit në vendin e gjashtë, me vetëm tri ndeshje të mbetura, por Mareska beson se ndërtimi i një mentaliteti fitues është po aq i rëndësishëm.

“Për mua, fitimi i një trofeu këtë sezon dhe trofeu i Ligës së Konferencës është një deklaratë që mund të thuash: Çelsi është rikthyer”, tha Mareska në konferencën për shtyp para ndeshjes së dytë gjysmëfinale.

“Nga aty, është një pikënisje e mirë për të ndërtuar mentalitetin fitues dhe për të fituar trofe të tjerë. Çelsi duhet të mësojë si të fitojë”. Si lojtar, Mareska ka fituar dy tituj të Kupës UEFA me Seviljen si edhe Superkupën Europiane në vitin 2006. Megjithatë, trajneri italian tha se shembullin më të mirë të mentalitetit fitues e mori te Juventus, ku luajti nga viti 2000 deri në 2004.

“Është e rëndësishme sepse formon karakterin tënd, të gjitha përvojat ndihmojnë”, tha italiani për ndikimin e fitimit të një trofeu evropian si lojtar. “Përvoja më e mirë në aspektin e mentalitetit fitues ishte te Juventusi, sepse është një klub ku kupton që edhe në stërvitje dëshiron të fitosh ndeshjet me skuadër të vogël. Është një mentalitet fitues në çdo garë.

Është mirë të fitosh trofe, sepse mëson si të fitosh. Çelsi është një klub i madh me shumë trofe të rëndësishëm në të kaluarën, por ne duhet të mësojmë si të fitojmë me këtë skuadër, që është ndryshe nga ajo që i fitoi ato trofe. Unë përpiqem t’i bind lojtarët se dita-ditës duhet të ndërtojmë mentalitetin fitues. Duhet të fitojmë edhe ndeshjet më të vogla në stërvitje. Kompeticioni në të cilin ndodhemi tani është Liga e Konferencës dhe duhet ta fitojmë. Në të ardhmen mund të jemi në gara të tjera, por për momentin, ky është realiteti ynë”.

Screenshot 2025-05-08 171223

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Legjenda këshillon drejtuesit: Milanit i duhet Alegri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.