Wednesday, 13. May 2026
Sport

VIDEO/ Festimet kaotike pas fitores së PSG, lojtarit të Bajern Mynih i vjedhin kapelën në mes të rrugës

GS 08/05/2025 1 Min. Lesezeit

Fitorja e PSG-së ndaj Arsenalit në Ligën e Kampioneve dhe kalimi në finale, është festuar gjatë në rrugët e Parisit. Një festë kaotike në fakt, pasi ka pasur shumë incidente me vandalizma por edhe raste dhunë e lëndime.

dfgfdgfgdgfdfdggdfdgf

Një viktimë në fakt ishte edhe mbrojtësi francez i Bajern Mynih, Sasha Buej, i cili kishte shkuar në Paris për të ndjekur ndeshjen. Në fund të sfidës, ai po largohej nga stadiumi në automjetin e tij kur një nga tifozët e shumtë që rrethuan makinën e lojtarit, futi dorën dhe i hoqi kapelën nga koka.

Futbollisti mbeti i shtangur nga ky veprim i shpejtë i personit, por nuk mund të bënte asgjë, pasi thjesht e pa teksa zhdukej në turmë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: