• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Drama e fundit te Inter-Barcelona, anatomia e 42 sekondave që mund të kishin ndryshuar gjithçka

08/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona mbeti te portat e finales së Ligës së Kampioneve pas një ndeshje të denjë për muze dhe librat e historisë kundër Interit. Skuadra e Hansi Flik ishte fare pranë arritjes së një përmbysjeje historike në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, por në fazat e fundit të ndeshjes në “San Siro” pati një moment kyç që mund ta kishte ndryshuar plotësisht rezultatin e ndeshjes dhe t’u kishte dhënë katalanasve një biletë për në finalen e Mynihut.

Simone-Inzaghi-Barcelona-Inter

Ishte minuta e 92-të, me rezultatin 2-3 për Barcelonën, kur Jamal mori një pasim nga Fermin Lopez dhe nisi kundërsulmin me një kombinim të shpejtë me Pedrin. Topi u kthye në fushën e 17-vjeçarit, i cili me një gjuajtje të mprehtë dhe të fuqishme goditi bazën e shtyllës. Fati nuk i buzëqeshi Laminës dhe Barça mbeti pa 2-4 që do të kishte vulosur biletën e finales. Pasi gjuajtja e yllit nga Rokafonda goditi shtyllën në minutën e 92-të, Barça vazhdoi ta kontrollonte topin, teksa Darmian largoi topin e rikuperuar për një rivënie anësore.

Megjithatë, katalanasit nuk arritën ta shfrytëzonin këtë situatë dhe e humbën topin brenda pak sekondash. Leva shkaktoi një faull ndaj Bastonit për të ndërprerë lojën, por Marçiniak la avantazhin dhe i lejoi Interit të kundërpërgjigjej. Zomer kërkoi një pasim të gjatë për kokën e Turam. Kubarsi fitoi duelin në fillim, por topi mbeti nën kontrollin e sulmuesit francez dhe ai kërkoi inkorporimin në krahun e djathtë të Dumfris. Ishte atëherë kur Gerard Martín ia preu pasimin Turam dhe ndodhi loja kontroverse, duke rezultuar në një faull të mundshëm nga ndërkombëtari holandez ndaj mbrojtësit të majtë të Barcelonës.

Dumfris ndoqi aksionin dhe krosoi për Açerbin duke barazuar në 3-3! Në vetëm 42 sekonda, rezultati shkoi nga 2-4 e Lamin Jamal (92:00) në 3-3 të Açerbit, gjë që çoi në kohën shtesë (92:42) dhe në fund i lejoi Interit të siguronte biletën për në finalen e Ligës së Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Chelsea në finale të Ligës së Konferencës, pret Fiorentinën apo Betisin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.