Wednesday, 13. May 2026
Sport

LIGA E KONFERENCËS/ Çelsi në finale sipas planit, Betisi i falet shtesave dhe magjive të Antoni ndaj Fiorentinës

GS 08/05/2025 1 Min. Lesezeit

Çelsi dhe Betis do të jenë dy skuadrat të cilat do të diskutojnë mes tyre për fitoren në finalen e Ligës së Konferencës në këtë edicion.

conference-league-blog

Skuadra britanike, ashtu siç pritej, mposhti edhe në shtëpi Djurgarden të cilën e kishte mundur edhe në transfertë në ndeshjen e parë, duke shkuar e qetë drejt finales së turneut.

Ndërkohë, Betisit i është dashur të djersijë shumë përballë Fiorentinës, të cilën e kishte mundur 2-1 në ndeshjen e parë ne Spanjë. Antoni me një goditje dënimi perfekte i dha avantazhin spanjollëve, por dy gola të Gosens përmbysën gjithçka dhe bën që kualifikimi të vendosej me shtesa.

Aty ishte përsëri Antoni ai i cili gjesti asistin perfekt pas një kundërsulmi për golin e Ezalzuli që siguroi barazimin 2-2 dhe kalimin në finale të Betisit.

REZULTATET 

ÇELSI 1–0 DJURGARDEN

38′ Djusbëri-Holl

Goli i Djusbëri-Holl: (VIDEO)

FIORENTINA 2–2 BETIS

34′, 43′ Gosens – 30′ Antoni, 97′ Ezalzuli

Goli i Ezalzuli (VIDEO)

Goli i Antoni: (VIDEO)

Goli i parë i Gosens: (VIDEO)

Goli i dytë i Gosens: (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

ÇELSI – DJURGARDEN

Screenshot 2025-05-08 194936

FIORENTINA – BETIS

Screenshot 2025-05-08 195117

PANORAMASPORT.AL

Teilen: