Wednesday, 13. May 2026
Sport

Finalja ndryshoi planin te Interi, tani Fratezi dhe Taremi mund të qëndrojnë

GS 09/05/2025 2 Min. Lesezeit

Ndeshje si ajo mes Interit dhe Barcelonës mund të ndryshojnë fatet e sezonit, por edhe të ardhmen. Klubi zikaltër ka arritur që të sigurojë finalen e madhe të Champions-it pas një ndeshjeje heroike në “San Siro”. E bëri edhe falë lojtarëve që u futën shumë mirë dhe me besim nga stoli, prej tyre: Mehdi Taremi dhe Davide Fratezi.

asddsadsaasadsadss

Sulmuesi iranian ka qenë me valixhe në dorë dhe i dëmtuar shpesh në këtë sezon, por në dy ndeshjet gjysmëfinale ka treguar se është një lojtar i besueshëm dhe që mund të japë kontribut për sezonin e ardhshëm. Ai u sakrifikua duke vrapuar pafund dhe mbi të gjitha duke rikuperuar topa të rëndësishëm ndaj Jamalit. Për më tepër dha asistin në golin e Fratezit.

Edhe ky i fundit mund të vazhdojë të japë kontributin për zikaltrit në vitin e ardhshëm. Në janar donte të largohej drejt Romës apo Napolit për të luajtur më shumë minuta, por Interi nuk e lejoi duke e bllokuar. Edhe Françesko Açerbi duket se e ka siguruar në fushën e lojës qëndrimin e tij për një tjetër sezon me fanellën zikaltër.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: