• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Statistikat/ Milani do triumfin e tretë radhazi, Bolonja synon Championsin

09/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

gfd

-Pas një serie prej 13 fitoreve dhe katër barazimesh kundër Bolonjës, Milani humbi sfidën më të fundit në kampionat, në shkurtin e kaluar. Bolonja nuk i ka fituar të dyja ndeshjet sezonale kundër Milanit në Serinë A që nga sezoni 1939-1940.

– Milani ka barazuar dy nga tri sfidat e fundit në shtëpi në Serinë A kundër Bolonjës (1 fitore), po aq barazime sa në 16 përballjet e mëparshme në “San Siro” në këtë kompeticion (11 fitore, 3 humbje).

– Milani ka fituar dy ndeshjet e fundit në Serinë A, kundër Venecias dhe Xhenoas. Vetëm një herë këtë sezon, kuqezinjtë kanë arritur tri fitore radhazi, në shtator kundër Venecias, Interit dhe Leçes, me Paulo Fonsekën në pankinë.

– Milani humbi ndeshjen e fundit në shtëpi në Serinë A (0-1 kundër Atalantës) dhe nuk ka pësuar dy humbje radhazi në shtëpi që nga tetornëntor 2023 në kampionat. Kuqezinjtë, për më tepër, kanë humbur dy nga katër ndeshjet e fundit në shtëpi në këtë kompeticion (1 fitore, 1 barazim), po aq sa në 27 ndeshjet e mëparshme (15 fitore, 10 barazime).

– Bolonja ka grumbulluar 62 pikë deri tani në kampionat dhe potencialisht mund ta kalojë rekordin e saj sezonal në epokën me tri pikë për fitore (68 në sezonin 2023- 2024). Aktualisht ka 16 fitore, ndërsa në këtë pikë të sezonit të kaluar kishte mbledhur 17.

– Bolonja nuk ka arritur të shënojë në dy transfertat e fundit në Serinë A (0-2 kundër Atalantës dhe 0-0 kundër Udinezes) dhe nuk ka mbetur pa shënuar në tri ndeshje radhazi jashtë fushe që nga janari i vitit 2021.

– Bolonja është një nga tri skuadrat, bashkë me Xhenoan dhe Udinezen, që kanë shënuar më pak gola në 15 minutat e para të lojës këtë sezon. Vetëm dy gola për emilianët, një prej të cilëve pikërisht në “San Siro”, nga Santiago Castro kundër Interit në janar.

– Milani ka fituar 19 pikë nga situata në disavantazh këtë sezon, prej të cilave tri në javën e fundit. Bolonja ka fituar 18, një prej të cilave fundjavën e kaluar. Këto dy skuadra janë të parat në këtë renditje në Serinë A 2024-2025.

– Teo Hernandez ka shënuar katër gola këtë sezon dhe mund të arrijë në pesë për të pestën herë në Serinë A, duke kapur Servaton dhe Faketin, të vetmit mbrojtës që e kanë arritur këtë në pesë sezone.

– Pas golit të pësuar në ndeshjen e parë, Milani mund të bëhet skuadra e dytë, pas Monzës, që pëson dy gola nga Santiago Castro në Serinë A. Ndër lojtarët me të paktën katër gola dhe katër asistime këtë sezon, lojtari i Bolonjës, i lindur më 18 shtator 2004, është më i riu.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Mbi 150 vajza marrin pjesë në aktivitetin e Her World, Her Rules në Mitrovicë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.