Skuadra e Bristol Cityt mbrëmë ka pësuar humbje 0:3 ndaj Sheffield Unitedit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të playoffit të Championship.
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Anis Mehmeti luajti deri në minutën e 84’të.
Bristol City mbeti me një lojtar më pak në fushë dhe u mposht në shtëpi. Do zhvillohet edhe ndeshja e kthimit por shumë vështirë për të shpresuar për ndonjë rezultat pozitiv pasi Sheffield është favoriti për t’u rikthyer në Premier League.
Ndeshja e kthimit zhvillohet pas disa ditësh, kurse gjysmëfinalja tjetër mes Convetry dhe Sunderland zhvillohet sonte.