Lacio ka barazuar 1-1 me Juventusin në sfidën e vlefshme për javën e 36-të të Seria A. Të dyja skuadrat luftuan për vendin e katërt, që të dërgon në Champions.
Juventusi po i shkonte afër fitores. Me fillimin e pjesës së dytë, Kolo Muani dërgoi “Zonjën” në avantazh. Festën e prishi Veçino me golin e barazimit në minutën e 96-të. Gjithçka u vështirësua për “Zonjën”, pasi Kalulu u largua me karton të kuq në minutën e 60-të.
Aktualisht vendi i katërt mbahet nga “Zonja”, por me aq pikë sa Lacio. Hysaj mungoi sot për Lacion, për shkak të ndëshkimit me karton të kuq nga java e kaluar. Pas asistit që solli golin vendimtar të fitores së Lacios ndaj Empolit, mbrojtësi i Kombëtares u largua me karton të kuq.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
LAZIO 1-1 JUVENTUS
90+6′ Veçino – 52′ Kolo Muani
Goli i Kolo Muani: (VIDEO)
Karton i kuq për Kalulu: (VIDEO)
Goli i Veçinos: (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
Lacio: Mandas; Marusiç, Gila, Romanjoli, Pelegrini, Genduzi, Rovela, Isaksen, Dele-Bashiru, Zakanji, Kastejanos
Trajner: M. Baroni
Juventus: Di Gregorio; Savona, Renato Veiga, Kalulu, Alberto Kosta, Lokateli, Turam, Ueah, Niko Gonzalez, MekKeni, Kolo Muani
Trajner: I. Tudor
PANORAMASPORT.AL