Wednesday, 13. May 2026
Sport

Albion Rrahmani shënon pas asistimit të Krasniqit, por Sparta humb në derbi

GS 10/05/2025 1 Min. Lesezeit

Albion Rrahmani ka shënuar supergol në derbin ndërmjet Slavia Pragës dhe Spartës së Pragës. Por goli i shënuar nga Rrahmani nuk i mjaftoi Spartës.

Sparta e Pragës u mposht në udhëtim nga Slavia e Pragës me rezultatin 2:1. Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën dhe i takoi xhiros së tretë të plejofit në elitën e futbollit çek.

Rrahmani me asistimin e Ermal Krasniqit në minutën e 56-të realizoi gol të bukur nga afërsia për 1:1. Ai në lojë u inkuadrua nga fillimi i pjesës së dytë.

Krasniqi luajti deri në minutën e 82-të. Qazim Laçi në lojë u inkuadrua në minutën e 68-të kurse Indrit Tuci u paraqit nga minuta e 73-të te Sparta e Pragës.

Teilen: