• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Flet presidenti i “RCS Mediagroup”, Kairo: Xhiro ndërkombëtare, çfarë emocionesh në Shqipëri!

10/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Urbano Kairo, presidenti dhe drejtori ekzekutiv i “RCS Mediagroup”, ka mbërritur nga Italia në Shqipëri për etapën e parë të Xhiros, duke zbuluar një botë të re në vendin tonë. Kairo ka treguar gjatë një interviste për “La Gazzetta dello Sport” përshtypjet e orëve të para në Shqipëri:

1746883008_urbanocairo

“Gjëja që më bëri më shumë përshtypje ishin fëmijët, vajzat dhe djemtë në fillim në Durrës. Kishte kaq shumë fëmijë dhe të rinj që erdhën për të parë Xhiron. Një entuziazëm i jashtëzakonshëm, edhe me të mbërritur në një qytet të madh si Tirana”, rrëfen Kairo. I pyetur sesi i është dukur vendi ynë nga pikëpamja sociale dhe sportive, Kairo shprehet:

“Shoh njerëz shumë të apasionuar, të afërt me çiklizmin. Më thonë se këtu ka shkolla të dedikuara për fëmijët, për t’i edukuar ata rreth çiklizmit që në moshë të vogël. Janë njerëz që duan të rriten, që kanë shumë pasion dhe dëshirë për të ecur përpara. Është ideale që Xhiro e Italisë të fillojë nga këtu dhe të ketë një numër të madh ndjekësish. E pashë etapën në makinën e ekipit, gjithmonë më pëlqen ta bëj këtë”. Tema këto ditë është ndërkombëtariteti i Xhiros së Italisë.

A është Shqipëria më e rëndësishme për Xhiron apo Xhiroja për Shqipërinë? Ja si përgjigjet Urbano Kairo: “Xhiroja është sigurisht shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe nisja nga Durrësi ishte një gjë shumë e mirë. Gara mund të jetë një shumëfishues i pranisë turistike. Shqipëria është një vend që po rritet dhe zhvillohet shumë, që jeton nga kjo.

Ka arritur 12 milionë turistë në një vit dhe ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Vitet e fundit ka pasur një rritje të dukshme të pranisë nga jashtë dhe këtu ata na kanë mirëpritur në një mënyrë të jashtëzakonshme. Të kesh tri etapa të Xhiros të shikuara në 200 vende nga 800 milionë njerëz, do të thotë të bësh një reklamë të jashtëzakonshme për vendin”, deklaron presidenti dhe drejtor ekzekutiv i “RCS Mediagroup”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Granit Xhaka me mesazh emocionues për Xabi Alonson

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.