Wednesday, 13. May 2026
Sport

FOTO/ Të tre pjesë e klubit të Seria A, Dritan Dervishi bëhet bashkë me dy mesfushorët e Kombëtares për transfertën delikate

GS 11/05/2025 1 Min. Lesezeit

Leçe luan sot një transfertë të rëndësishme përballë Veronës. Ky takim është i vlefshëm për javën e 36-të të Seria A.

ea7cc17e-42f5-4c69-b68b-fe6181197fb5 (1)

Pjesë e Leçes, që po lufton për mbijetesën, janë Ylber Ramadani me Medon Berishën. Të dy mesfushorët e Kombëtares janë të gatshëm në stol, për ndeshjen që nis sot në orën 15:00.

Dritan Dervishi ka shkrepur një foto me dy lojtarët shqiptarë. Dervishi është po ashtu pjesë e Leçes ku qëndron si skaut.

Verona ka 5 pikë më shumë se Leçe. Aktualisht është më e qetë se Leçe që ndodhet në vendin e 18.

ce0934ff-aaf3-4bfd-ae2f-0b5834609d20 (1)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: