Wednesday, 13. May 2026
Sport

E aktivizoi Bajramin sërish si titullar, por trajneri çudit më pas me vendimin për mesfushorin e Kombëtares

GS 11/05/2025 1 Min. Lesezeit

Nedim Bajrami kishte javë që nuk preferohej për dy ndeshje radhazi titullar. Trajneri i Rejnxhërs, Berri Ferguson, e aktivizoi sot ndaj Aberden, pasi kishte bërë të njëjtën gjë me Sëlltik.

bajrami

Tekniku i Rejnxhërs ka çuditur më pas me vendimin e tij. Me fillimin e pjesës së dytë, Bajrami mbeti në dhomat e zhveshjes. Skuadra e tij fitoi në fund 4 me 0.

Mesfushori i Kombëtares u afrua te Rejnxhërs në verën e kaluar. Këto të fundit derdhën rreth 3.5 milionë euro në arkën e Sasuolos.

26-vjeçari nuk ka kaluar një periudhë të mirë nga janari. Kjo pasi në mjaft pak ndeshje është aktivizuar nga minuta e parë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: