• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Xhiro e Italisë, etapa e tretë/ Pedersen është i pakapshëm në sprint, triumfon edhe në Vlorë dhe rimerr fanellën rozë (VIDEO)

11/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rrugëtimi i Xhiros së Italisë në Shqipëri, ku nisej për herë të parë, është mbyllur me Mads Pedersen si protagonistin absolut. Pasi kishte fituar edhe etapën e hapjes, ai është përsëritur sot në të tretën në rrugët e Vlorës duke dominuar si gjithmonë me sprint.

bandicam 2025-05-11 17-21-26-221

Në një etapë me dy ngjitje të forta, kishte sulme dhe shkëputje në pjesën malore, me Llogaranë që krijoi jo pak vështirësi. Por Rogliç udhëhoqi grupi që të arrinte të shkëputurit para hyrjes në Vlorë dhe në fund, të gjithë u bënë gati për sprintin.

Aty Pedersen ishte i pakapshëm, duke fituar etapën dhe për t’u bërë danezi i parë në histori që fiton dy etapa në të njëjtin edicion të kësaj gare prestigjioze. Falë pikëve të siguruara në sprint, ai ia doli që të rrëmbente edhe fanellën rozë që mbahej nga Rogliç

KOMENTI LIVE

17:19 – Mads Pedersen fiton me fotofinish etapën e tretë në Vlorë. (VIDEO)

17:14 – Tani të gjithë janë në rrugët e Vlorës të bashkuar në pritje të finishit.

bandicam 2025-05-11 17-15-21-973

17:00 – Grupi është bashkuar dhe të gjithë shkojnë bashkë në 10 kilometrat e fundit të garës drejt finishit.

16:45 – Fortunato e Bilbao kanë rreth 40 sekonda avantazh ndaj grupit ndjekës qw po rikuperon, teksa ka më pak se 30 kilometra deri në fundin e etapës.

16:37 – Nis zbritja e Llogarasë, me grupin që mundohet të shkurtojë diferencën me grupin ku janë krijuar shkëputje të vogla.

16:12 – Grupi ka ngushtuar në vetëm 1 minutë diferencën nga 5 çiklistët e shkëputur ndërsa grupi kalon tashmë më qafën e Llogarasë.

16:03 – De Bondt ul ritmin dhe arrihet nga grupi, duke lënë vetëm 5 çikliste tanimë të shkëputur. Tonelli (Polti), Hamilton (Pro Cycling), Donovan (Pro Cycling), Tarling (Ineos) dhe  Germani (Groupama).

bandicam 2025-05-11 16-05-36-516

15:55 -Probleme për Bernal në Ineos, duhet të ndërrojë dy herë biçikletën para ngjitjes në Llogara. (VIDEO)

15:45 – Kryesuesit e garës kalojnë mes fshatit të Vunoit, në zonën me kalldrëm e më pas edhe grupi. (VIDEO)

bandicam 2025-05-11 15-47-08-824

15:09- Zbritje me shpejtësi që arrin deri në 90km/orë nga çiklistët. (VIDEO) Një nga biçikletat shfaq defekt. (VIDEO)

bandicam 2025-05-11 15-10-38-483

14:47- Edhe 100 kilometra të mbetura. Pelotoni ndodhet 3 minuta prapa grupit kryesues. De Bondt, Germani, Tarling, Donovani, Hamilton dhe Tonelli janë në grupin kryesues. (VIDEO)

bandicam 2025-05-11 14-51-04-471

14:20- Çiklistët marrin furnizimet e para. Një episod gazmor ndërkohë regjistrohet, pasi një dhi i pret rrugën disa çiklistëve. (VIDEO)

bandicam 2025-05-11 14-20-11-184

13:53- Çiklistët në Drashovicë. Pelotoni ndodhet 2 minuta e 7 sekondra prapa. Grupi para pelotonit përbëhet nga Germani, Tarling, Donovan dhe Hamilton. Në krye janë De Bondt dhe Tonelli. (VIDEO)

bandicam 2025-05-11 13-54-07-254

13:44- Pelotoni ndodhet 30 sekonda larg grupit të katër çiklistëve që kryeson. Janë përshkruar 13 kilometra.

13:34- Dhe pse çiklistët e parë tentojnë shkëputjen, pelotoni nuk ndahet.

bandicam 2025-05-11 13-34-48-716

13:30- Nis gara në Vlorë. (VIDEO)

bandicam 2025-05-11 13-31-15-420

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Mbappe kompleton hat-trickun ndaj Barcelonës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.