• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Barcelona nuk e diskuton “El Classico”! Fitore me përmbysje pas një tjetër ndeshje spektakolare kundër Realit

11/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Real Madrid do të luajë fatet e kampionatit sot kundër Barcelonës. “El Clasico” do të nisë në orën 16:15 dhe është e fundit për këtë sezon.

barca real

Aktualisht madrilenët kanë 4 pikë më pak se katalanasit. Të dyja skuadrave u ka mbetur fitimi i kampionatit, si objektiv i vetëm.

Trajneri Karlo Ançeloti ka surprizuar me disa zgjedhje. Aktivizohen nga minuta e parë sot ndaj Barçës Arda Guler dhe Fran Garsia ndër të tjerë.

Flik ndërkohë nuk e ka preferuar titullar Levandovskin. Ky i fundit bashkë me Balden janë të gatshëm në stol.

BARCELONA-REAL MADRID 4-3
19′ Erik Garsia, 32′ Jamal, 34′, 44′ Rafinja / 5′ (p), 14′, 70′ Mbape

NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 4-3 të Barcelonës.

90’+5’ Festojnë katalanasit pas një goli spektakolar të Fermin Lopez, por në fund goli anulohet për një prekje topi me dorë të tij gjatë aksionit. (VIDEO)

90’+2’ Reali tund rrjetën pas një gjuajtje me kokë të Tçuamenit, por ai anulohet për pozicion jashtë lojë. (VIDEO)

90’+1’ Mbape në kundërsulm ka mundësinë e artë të shënojë pasi topi grushtohet nga Shezni. (VIDEO)

89’ Munjoz merr një pasim interesant në të djathtën, gjuan nga jashtë zonës por nuk gjen portën e katalanasve. (VIDEO)

88’ Vinicius i lë vendin debutuesit Munjoz në radhët e Realit, Gavi merr vendin e Ferran Torres te Barcelona.

84’ Endrik merr vendin e Lukas Vaskez në radhët e Realit.

80’-83’ Protesta në stadium pas një prekje topi me dorë të Tçuameni në zonë. Gjyqtari lë lojën të vazhdojë, shkon edhe të shohë VAR, por në fund vendos që nuk ka penallti. (VIDEO)

78’ Lopez dhe Fort hyjnë në fushë në vend të Olmo dhe Erik Garsia.

74’ Fillimisht Jamal sheh gjuajtjen e tij të ndalet nga Kurtua. Më pas një pasim i tij për Rafinja është perfekt por sulmuesi nuk gjen portën me devijimin pak hapa larg saj. (VIDEO)

70’ GOOOL REAL MADRID! Kundërsulm i shpejtë i madrilenëve, Vinicius gjen Mbape i cili nuk gabon para portës. (VIDEO)

69’ Një pasim në qendër gjen Ferran Torres, por ai nuk ia del të mposhte Kurtua, i ndërgjegjshëm që ndoshta ishte në pozicion jashtë loje.

57’ Kristensen dhe Balde hyjnë në fushë në vend të Kubarsi dhe Martin.

56’ Mbape shkëputet në të majtën, shmang Kubarsi dhe gjuan por nuk gjen rrjetën në shtyllën e largët. (VIDEO)

52’ Festojnë katalanasit pasi Jamal tund rrjetën në përfundim të një kundërsulmi, por pozicioni jashtë loje i Rafinja bën të pavlefshëm golin. (VIDEO)

50’ Asensio ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Ferran Torres.

48’ Kundërsulm i shpejtë i katalanasve, topi shkon te Jamal i cili gjuan por nuk gjen portën e Kurtua. (VIDEO)

46’ Pjesa e dytë nis me Modriç e Diaz në vend të Sebajos e Gyler në radhët e Realit.

45’+8’ Mbyllet pjesa e parë me shifrat 4-2 për Barcelonën.

45’+7’ Bellingam nis Mbape drejt portës, ai kalon Sheznin e shënon por më pas sinjalizohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

45′ Jepen 6 minuta shtesë.

44’ GOOOL BARCELONA! Madrilenët humbin topin para zonës, Rafinja e rrëmben dhe pas kombinimit me Ferran Torres çon sferën në rrjetën e Kurtua. (VIDEO)

43’ Kundërsulm në anën tjetër, Mbape rrëzohet në zonë dhe gjyqtari akordon penallti. Por në fund ajo anulohet pas sinjalizimit nga VAR dhe akordohet pozicion jashtë loje. (VIDEO)

43’ Jamal nis një pasim spektakolar nga e djtahta, Rafinja gjuan me kokë por mbi traversë. (VIDEO)

37’ Ferran Torres rrëzohet nga Tçuameni, gjyqtari jep të verdhë për madrilienin ndërsa ka protesta të shumta në kërkim të të kuqit për francezin. (VIDEO)

34’ GOOOL BARCELONA! Madrilenët humbin topin në mesfushë dhe vendasit nisin Rafinjan drejt portës me brazilianin i cili nuk gabon duke kaluar në avantazh skuadrën e tij. (VIDEO)

32’ GOOOL BARCELONA! Gol spektakolar i Jamal, i cili me të majtën gjuan në shtyllën e largët duke mposhtur Kurtua. (VIDEO)

23’ Jamal tenton me një gjuajtje në kufijtë e zonës, shumë e lehtë për të shqetësuar Kurtua.

19’ GOOOL BARCELONA! Pas një goditje këndi është Erik Garsia i cili me kokë gjen devijimin e duhur dhe mposht Kurtua. (VIDEO)

18;’ Përsëri Kurtua vendimtar me një grushtim ndaj gjuajtjes së Gerard Martin. (VIDEO)

17’ Predhë e Jamal, Kurtua devijon në këndore.

14’ GOOOL REAL MADRID! Një kundërsulm i shpejtë i Vinicius nga e majta, pasimi në qendër gjen Mbape i cili nuk e ka të vështirë të mposhtë Sheznin. Protesta të katalanasve për një faull në fillim të aksionit ndaj Jamal. (VIDEO)

13’ Aksion i rrezikshëm nga e majta e sulmit të Barcelonës, pasimi në qendër nuk devijohet nga askush por Olmo është në pozicion të dukshëm jashtë loje.

11’ Ferran Torres niset me shpejtësi drejt zonës, Asensio ndërhyn në momentin vendimtar dhe shmang rrezikun në portë.

8’ Erik Garsia nga e djathta mundohet të çojë topin në qendër, por Kurtua gjen devijimin për të çuar sferën në këndore. (VIDEO)

5’ GOOOL REAL MADRID! Shënon Mbape me penallti (VIDEO)

3’ Gjyqtari Hernandez Hernandez akordon penallti pas një ndërhyrje të gabuar te Sheznit ndaj Mbape pas gabimit të Kubarsit. VAR-i kontrollon për pozicion jashtë loje, por më pas konfirmon gjuajtjen nga pika e bardhë. (VIDEO)

1’ Nis dueli në Montijuc.

FORMACIONET ZYRTARE

Barcelona: Shezni; Kubarsi, Martinez, Ferran, Pedri, Rafinja, Jamal, Olmo, De Jong, Erik, Gerard Martin

Trajner: Hansi Flik

Real Madrid: Kurtua; Lukas Vaskez, Tçuameni, Asencio, Fran Garsia, Sebajos, Valverde, Bellingam, Arda Guler, Mbape, Vinicius

Trajner: Karlo Ançeloti

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Drita dhe Prishtina mposhten, fitojnë Malisheva, Ballkani e Suhareka

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.