• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barcelona fiton ndaj Real Madridit në El Clasico – Mbappe me het-trik nuk mjafoi te mbretërit

11/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Real Madridi me rezultat 4-3 në kuadër të El Clasicos e vlefshme për xhiron e 35-të.

Real Madridi e nisi mirë ndaj Barcelonës si mysafir duke shënuar që në minutën e pestë të ndeshjes.  Gjyqtari Hernandez Hernandez akordoi penallti pas një ndërhyrje të gabuar të Wojciech Szczesnyt ndaj Kylian Mbappes, ndërsa më herët gaboi Pau Cubarsi.  

Nga pika e bardhë ishte i saktë Kylian Mbappe që shënoi për 1-0.  

Në minutën e 14-të, sërish Mbappe mori një top shumë të mirë dhe arriti të shënojë për 2-0, duke menduar që mbretërit do ta kenë të lehtë fitoren.   

Por në minutën e 19-të, Barcelona u kthye në lojë, me Erik Garcian që arriti të shënojë për 2-1. 

Në minutën e 32-të u barazuan shifrat, ku Lamine Yamal shënoi një gol të bukur për 2-2. 

Barcelona nuk ndalej, duke sulmuar portën e Real Madridit që ishte në shok pas këtyre dy golave. 

Epërsia për katalanasit erdhi në minutën e 34-të, kur  Raphinha shënoi pas asistimit të Pedrit, për 3-2. 

Ritmi i lartë i lojës sillte raste nga të dyja anët, por Barcelona arriti të shënojë edhe njëherë pa u mbyllu pjesa e parë. 

Raphinha shënoi sërish, kësaj radhe pas asistimit të Ferran Torres për 4-2. 

Pjesa e dytë kishte më pak raste dhe për rrjedhojë edhe më pak gola. 

Mbretërit arritën të hapnin ndeshjen në minutën e 70-të, me Vinicius Junior që asistoi te Mbappe që shënoi për 4-3. 

Edhe pse minutat e mbetur sollën shumë raste, ku anuluan, dy gola, për secilën nga një, tjera nuk kishte.

Barcelona mori fitoren që i afron shumë te titulli kampion.  Barcelona ka 85 pikë në vendin e parë, ndërsa Real Madridi si i dyti ka 75 pikë.

Next Post

Bayern, ylli konfirmon largimin:

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.