Trepça a Mitrovicës e ka lënë gojëhapur Bashkimin në Prizren, duke e mposhtur me rezultat 88:71 (17:15, 20:17, 24:13, 27:26).
Mitrovicasit ishin më të mirë dhe me meritë ia dolën në finalen e tretë të play-off-it të Kampionatit të Kosovës.
Trepça tani udhëheq në seri të fitoreve 2:1.
Ekipi që shënon ka tër fitore do të shpalelt kampion i Kosovës.
Bashkimi tani ka presionin, ndërsa Trepça është më e qetë pas këtij triumfi.
Në minutën e 37-të Trepça ishte në epërsi me 16 pikë (80:64), kjo ishte dëshmi e dominimit të ekipit udhëtues dhe fitores me 88:71.
Ndeshjen e përcollën rreth 2500 shikues.
Te Trepça u dalluan Junior Madut me 16 pikë, Michael Charles Myres Jr 13, Michael Green Ill 13, dhe të Bashkimi më efikasi është Michael Green Ill me 14 pikë.