Wednesday, 13. May 2026
Sport

VIDEO/ Napolit fillojnë t’i dridhen gjunjët! Hap fals ndaj Xhenoas, skuadra e Kontes tashmë vetëm 1 pikë larg Interit

GS 11/05/2025 1 Min. Lesezeit

Napolit duket se kanë filluar t’i dridhen gjunjët! Skuadra e Antonio Kontes nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2 me 2 në shtëpi ndaj Xhenoas, duke hedhur kështu një hap faks, që mund të rezultojë fatal, dy javë nga fundi i kampionatit.  

XHENOAAAAAAA

Pas këtij barazimi, skuadra napoletane, e shikon veten vetëm 1 pikë larg Interit të vendit të dytë, që ditën e sotme mposhti Torinon me rezultatin 0-2. 

Dy golat e vendasve u shënuan nga Lukaku dhe Raspadori, ndërkohë që autogoli i Meret dhe goli i Vaskuez, i siguruan një pikë Xhenoas, duke i dhënë një “asist” Interit në luftën për titullin kampion.  Duelin e radhës, Napoli do e luajë në transfertë ndaj Parmës.  

FT: NAPOLI-XHENOA 2-2

Lukaku 15′, Raspadori 64′ / Meret 32′ (autogol), Vaskez 84′

GOLI I VASKUEZ: VIDEO 

GOLI I RASPADORIT: VIDEO 

AUTOGOLI I MERET: VIDEO 

GOLI I LUKAKUT: VIDEO

PANORAMASPORT.AL

Teilen: